Ronaldo refuzoi aktivizimin në miqësore, tifozët: Na ktheni lekët e biletave

BOTA


Disa dhjetra tifozë në Korenë e Jugut kanë ngritur një padi ndaj klubit të Fasta (ekip futbolli në Kore), pasi gjatë një ndeshje miqësore  që kjo skuadër zhvilloi me Juventusin, ylli i tyre, Cristiano Ronaldo nuk u aktivizua në ndeshje. Tifozët pretendojnë se janë mashtruar nga klubi, pasi më herët u kishte bërë të ditur se “kishte një kontratë me Juventusin, që Ronaldo do të luante 45 minuta”, në ndeshjen që u luajt një javë më parë. Pas ndeshjes, ku Ronaldo nuk u aktivizua, një grup tifozësh nisën një protestë në rrjetet sociale, duke kontaktuar edhe një avokat, Kim Min-ki, i cili ka ngritur padinë kundër klubit korean.

“Shumë bileta ishin blerë nga tifozët për të parë Ronaldon. Fasta bëri të ditur që klubi kishte një marrëveshje me Juventusin, që përcaktonte se Ronaldo do të luante të paktën 45 minuta dhe do të jepte autografe për tifozët”, është shprehur avokati koreano jugor për Reuters. Tifozët kërkojnë nga klubi kthimin mbrapsht të parave që kanë blerë biletat për të parë Ronaldon. At nisin nga më e lira, prej 59 dollarësh deri te më e shtrenjta që shkon në 847 dollarë.


Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i klubit, Robin Chang ka folur për një media lokale, ku saktësuar se në kontratë ishte e parashikuar që Ronaldo do të luante 45 minuta gjatë ndeshjes. “Kur shkova të debatoja me (Pavel) Nedved, drejtorin e Juventusit, gjithçka që ai më tha ishte “unë gjithashtu dëshiroj që Ronaldo të luajë, por ai nuk dëshiron ta bëjë. Na vjen keq, nuk mund të bëj asgjë”, mësohet të jetë shprehur Nedved.  Fasta lëshoi ​​një deklaratë për shtyp të shtunën duke thënë se Juventus nuk kishte respektuar kushtet e kontratës.




Skip to toolbar