Rrëfimi tronditës i Papës: Në 2005 më përdorën kundër Ratzinger

BOTA


“U përdora që të mos zgjidhej Ratzinger!”.  Papa Françesku ka rrëfyer manovrat politike të ë përdorura gjatë dy zgjedhjeve më të fundit të papëve. Zbulimet konfidenciale janë pjesë e librit “Pasardhësi: Kujtimet e mia të Benediktit XVI “, në të cilin i ati i shenjtë reflekton mbi marrëdhënien e tij me Papën e ndjerë gjerman dhe me ndihmësin e vjetër të Benediktit.

Në libër, Françesku zbulon detaje konfidenciale në lidhje me konklavën e vitit 2005 që zgjodhi Papa Benediktin dhe fletën e votimit të vitit 2013 në të cilën ai vetë u zgjodh, duke thënë se atij i lejohej të devijonte nga betimi i sekretit të kardinalëve, sepse ai është papë.


Në vitin 2005, siç ka thënë Françesku, ai është “përdorur” nga kardinalët që donin të bllokonin zgjedhjen e Benedictit dhe se ata menaxhuan të ndikonin në 40 prej 115 votave. Ideja nuk ishte që të zgjidhej argjentinasi, por për të futur një kandidat kompromisi pas eliminimit të Benedictit nga gara,

“Më thanë më pas se nuk donin një papë ‘të huaj'”, me fjalë të tjera, një që nuk ishte italian”, tha Papa Françesku.

I ati i shenjte tha se i dha fund perpjekjeve duke njoftuar se nuk do të pranonte të ishte Papë. Pas kësaj deklarate  u zgjodh Ratzinger. “Ai ishte i vetmi që mund të bëhej papë në atë moment,” tha Françesku, duke shtuar se edhe ai votoi për Ratzinger.

Në vitin 2013, pas dorëheqjes së Benedictit, sërish kishte politika manovruese të përfshira. Papa Françesku ka deklaruar se ai e kuptoi vetëm pasi kardinalët po bashkoheshin pas tij, duke e ngacmuar me pyetje rreth kishën në Amerikën Latine dhe duke lënë të nënkuptohej se ai po fitonte mbështetje.

Mediat konservatore kanë spekuluar, se Papa Françesku po ndërhynte me protokollet për të kufizuar diskutimet para konklavës për nevojat e kishës tek kardinalët nën moshën 80 vjeç.

Papa mohoi ndonjë reformë të tillë. Ai zbuloi se po rishikonte protokollin për funeralet papale. Ai tha se donte të siguronte që papët “të varroseshin si çdo bir i kishës”, në një mënyrë dinjitoze, por jo të tepruar.




Skip to toolbar