Rrëmbimi i policëve nga forcat serbe, Sveçla: Nuk e dimë fare se ku ndodhen

KOSOVA


Këshilli i Sigurisë i Kosovës është mbledhur ditën e sotme, ku ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohen është situata në veri.

Pas mbledhjes, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur një konferencë për media.


I pyetur nga gazetarët, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla thotë se nuk e dinë se ku ndodhen tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.

“Nuk e dimë se ku mbahen policët tanë, Serbia është një vend jo demokrati dhe nuk brengoste për liritë e të drejtat e të burgosurve. Nuk brengoset as deeskalim të situatës aktuale. Këto informata po ndahen me partnerët tanë, edhe kur ishim aty kishte pjesëtarë të KFOR që hetonin rastin. Mund të them sa i takon terrenit të dhënat përputhen por presim deklarim zyrtar të tyre. Gjurmët tregojnë se ky ka qenë një aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh se pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë”.




Skip to toolbar