Albinin e habit heshtja

KOSOVA


Këshilli i Sigurisë i Kosovës është mbledhur ditën e sotme, ku ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohen është situata në veri.

Pas mbledhjes, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur një konferencë për media.


Pasi ka injoruar propozimet dhe thirrjet SHBA-BE, Kurti tani kërkon që ata të reagojnë për policët.

“Sapo e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të agresionit të Serbisë që rrëmbeu tre zyrtarë të policisë brenda territorit të vendit tonë.

Institucionet dhanë vlerësimin e tyre dhe propozime.

Agresion ndaj shtetit tonë, hakmarrje ndaj policisë për arrestimet.

Për këto arsye e kanë rritur nivelin e sigurisë. Si hapë janë shtrënguar masat e sigurisë në kufi me serbinë. Rritje e kontrolleve kufitare, këtu përfshihen edhe ndalesat e qarkullimit.

Synimi është siguria e siguria fillon të kufijtë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policor.

Kërkojmë nga faktorët ndërkombëtar të bëj presion ndaj Serbisë, ajo çka bën përshtypje është heshtja e ndërkombëtarëve” – tha Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.




Skip to toolbar