Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 932 raste

KOSOVA


Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm 20 të infektuar.

Ndërkohë, MSH e Kosovës thekson se nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.


Gjithashtu, sot janë shëruar 962 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525.




Skip to toolbar