Rritje rekord e të infektuarve me COVID-19, 90 raste të reja në 24 orët e fundit në vend

CORONAVIRUS


Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne gjithe vendin, numri i shtrimeve dhe mjerisht edhe viktimat qe kane humbur betejen me semundjen.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 90 raste të reja me COVID-19.


Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës,

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës“, bën me dije Ministria.

Ndërsa situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

Shifrat jane bere publike nga Ministria e Shendetesise ne deklaraten zyrtare te situates me te fundit te koronavirusit ne vendin tone.




Skip to toolbar