Rudina Hajdari nuk pret shtatorin, “mbledhje” me demokratët e parlamentit, mes tyre dhe i vëllai

AKTUALITET


Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari e cila i doli kundër Bashës dhe PD-së, për vendimin më të rëndësishëm që ishte djegia e mandateve të deputetëve dhe braktisja e Kuvendit, është kthyer në Tiranë dhe ka nisur lëvizjet e para. Ajo nuk ka pritur shtatorin për të nisur punën, por ka mbledhur grupin demokrat, ose opozitën e re parlamentare në një takim informal, ku sigurisht që nuk përjashtohen bisedimet politike.

Ajo që bie në sy në foton e shpërndarë në rrjet nga deputetja Hajdari është se pjesë e grupit demokrat është edhe i vëllai Kiri Hajdari.


Më herët Kiri Hajdari është parë në krah të Bashës në protestat e ndryshme të PD-së, edhe në kohën kur Rudina kishte nisur t’i dilte kundër vendimeve të kreut të PD-së.

 Por siç duket edhe Kiri, ashtu si e motra është bindur se aksioni politik i PD-së së Bashës dështoi dhe tani është koha për një aksion të ri.

Dhe këtu roli i Rudinës si drejtuesja e opozitës së re në Kuvend, merr një rëndësi të madhe.

Ajo ishte ndër të parat që i doli kundër Bashës dhe të gjithë grupit demokrat për vendimin për të djegur mandatet e deputetëve. Hajdari gjithashtu ishte kundër vendimit për të bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit, si dhe kundër protestave të dhunshme të cilat sollën ftohjen e marrëdhënieve të PD-së me amerikanët. Rudina Hajdari njihet si një figurë politikë që gëzon mbështetje nga SHBA, falë edhe punës së saj të dikurshme atje. Në foton që ajo ka shpërndarë në rrjet duken deputetët Myslim Murrizi, Alban Zeneli dhe Halit Valteri, të cilët morën mandatet pas vendimit të opozitës për t’i djegur ato. Deri tani opozita e re parlamentare ka vendosur si kusht realizimin e reformës zgjedhore, dhe pritet që në shtator ky të jetë aksioni i parë i tyre politik./Realstory.al




Skip to toolbar