Rusia do të furnizojë BE me vaksinën anti-COVID

BOTA


Rusia pritet të furnizojë Bashkimin Europian me 100 milionë doza vaksinë Sputnik V. Furnizimi do të bëhet tremujorin e dytë të 2021, sipas një postimi në Twitter nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF).

Kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz. Në fillim të këtij muaji, vaksina ruse u autorizua nga Hungaria, që u bë shteti i parë anëtar i BE që miratoi Sputnik V.


Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel paralajmëroi se Brukseli mund të marrë “masa urgjente për të siguruar prodhimin dhe furnizimin efektiv të vaksinave “, duke lënë të kuptohet pezullimin e mundshëm të eksporteve të vaksinave Pfizer nga BE.




Skip to toolbar