Sadiku, “Ferrari borxh”, gol në Liga 2

SPORT


Armando Sadiku ka gjetur golin e parë me Malagan, pas transferimit në formë huazimi nga Levante. Sulmuesi i kombëtares ka luajtur titullar në sfidën e javës së 5-të të La Liga 2 në Spanjë, në takimin që Malaga luajti në transfertë kundër Mirandes.

Ishte minuta e 53-të e sfidës, kur sulmuesi kuqezi ka gjetur rrjetën, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Megjithatë, goli i Sadikut nuk ka mjaftuar për t`i dhënë fitoren ekipit të tij.

Merquelanz ka gjetur rrjetën për ekipin e Mirandes duke barazuar shifrat në 1-1. Megjithatë,  ky është lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares, që gjen rrjetën pas katër muajsh. Edhe në takimin e dytë të tij me Malaga, Armando Sadiku është  aktivizuar 90-të minuta të plota të lojës, duke zënë vend menjëherë në formacion.

Ndërkohë, futbollisti tjetër i kombëtares, Keidi bare, që është shok skuadre me Sadikun, është aktivizuar gjithashtu titullar në këtë ndeshje, por mesfushori është zëvendësuar nga trajneri në minutën e 70-të të takimit.



Skip to toolbar