Scaloni: Messi rikthehet në nëntor

SPORT


Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, do të rikthehet në ekipin kombëtar menjëherë pas pezullimit në muajin nëntor, këmbëngul trajneri Lionel Scaloni.

Messi u pezullua me tri muaj mos lojë për Kombëtaren në muajin gusht, pasi e kishte akuzuar organin qeverisës së futbollit të Amerikës Jugore, CONMEBOL, për korrupsion gjatë Kupës së Amerikës, transmeton Gazeta Express.


Pasi u përjashtua me karton të kuq në fitoren e Argjentinës kundër Kilit për vendin e tretë në korrik, Messi nuk e mori medaljen për vendin e tretë dhe më vonë shpjegoi se nuk kishte dashur të bëhej pjesë e, siç kishte thënë, këtij korrupsioni, kësaj mungese respekti për Kupën e Amerikës.

Pesë herë fitues i Topit të Artë i kritikoi edhe gjyqtarët në këtë garë, pas humbjes së Argjentinës kundër Brazilit në gjysmëfinale dhe më pas sugjeroi se gjyqtarët dhe VAR-i do ta favorizonin Brazilin në finale, të cilën e fituan 3:1 djelmoshat e Tites kundër Perusë.

Messi mungoi në miqësoret e Argjentinës kundër Kilit, Meksikës dhe Gjermanisë, dhe do të mungojë edhe në miqësoren e së dielës kundër Ekuadorit, por do të rikthehet muajin e ardhshëm.

I pyetur për Messin, Scaloni tha: “Ai nuk është këtu shkaku i pezullimit. Natyrisht ai do të jetë këtu muajin e ardhshëm”.




Skip to toolbar