Seanca konstituive në Kosovë, Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit

KOSOVA


Konstituohet sot Kuvendi i ri i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Glauk Konjufca i propozuar nga Vetëvendosja dhe lista ”GUXO” është zgjedhur kryetar i Kuvendit me 69 vota pro.

Edhe vitin e kaluar ishte Konjufca që u vendos në këtë pozitë, por LDK kërkoi me ngulm që të vendoset Vjosa Osmani e cila e zhvendosi Konjufcën ministër të jashtë.

Ky i fundit tashmë do të drejtojë një nga tre institucionet më të rëndësishme të vendit. Po ashtu me t’u konstituar Kuvendi, deputetët e rinj do të votojnë për qeverinë Kurti ll e cila do të drejtojë vendin në një koalicion mes Vetëvendosjes, listës ”GUXO” të Vjosa Osmanin dhe disa partive të pakicës joserbe në Kosovë.



Skip to toolbar