Sekretet e Sazanit/ Xhufi: Sazani s’ishte vetëm një bazë veneciane, por edhe një vend pritash për piratët

Më të fundit


Lajmi se në Sazan do ndërtohej një resort gjigand turistik, një investim ndoshta më i madhi në historinë e vendit, solli në vëmendje pjesën më të panjohur dhe më të paaksesueshme të vendit: ishullin e Sazanit. Bazë ushtarake në kohën e komunizmit, ishulli ishte pika më e afërt me Italinë, më pak se 70 kilometra. Herë i pushtuar nga grekët, e herë nga italianët, Sazani është territori i fundit që iu bashkua Shqipërisë. Por ai mbeti për dekada një mister për pjesën më të madhe të popullsisë.

Vetëm pas viteve 2000, me ndrojtje turistët sporadike filluan ta vizitojnë. Në verën e vitit 2020, në kulm të pandemisë dhe një krize ekonomike që goditi më shumë turizmin, “Real Story” udhëtoi në ishullin e vetëm të Republikës, së bashku me një ish-banor të tij, për të sjellë në ekran “Sekretet e Sazanit”.


Për historianin, Pëllumb Xhufi Sazani nuk ishte vetëm një bazë e përkohshme veneciane, por edhe një vend pritash për piratët.

“ Në vitin 1081 kur filloi një përplasje e fuqishme mes Perandorisë byzantine dhe Mbretërisë normane të Italisë së jugut, roli i Sazanit u evidentuar akoma më tepër. Në kohën e kryqëzatave gjithashtu, që nisi pas vitit 1081, ka patur një zbarkim të një flote kryqtarësh. Në vitin 1372 kur Balsha i Dytë i Shkodrës zbriti dhe mori Vlorën me anë të një marrëveshje me princër, Muzakaj, hyri në Vlorë, nje pjesë e qytetarëve e parisë madje e Vlorës, u arratisën ikën dhe kaluan jetuan për disa kohë në Sazan.

Venecianët ikën sigurisht me anijet e tyre se ishin detarë, tregtarë, por Venediku I propozi të kalojnë në Peloponez. Vlonjatët nuk pranuan dhe dokumentet tregojnë se për dy vite ata kanë jetuar, sigurisht të furnizuar nga flota veneciane me ushqime e sende të tjera të nevojshme. Sazani nuk ishte vetëm një bazë e përkohshme veneciane, por ishte edhe një vend pritash për piratët. Në Sazan zinin vend piratët që e dinin që vinin anijet, përshembull është një shumbull më 1298, anija veneciane vinte nga Kreta me mallra të cmueshme dhe një anije pirate portugeze e sulmon në ujërat e Sazanit dhe e plaçket.” -rrëfen Xhufi./abcnews.al




Skip to toolbar