Sekuestrohen 30 kallëpe tritol, katër granata dore dhe dy ndezës në Vlorë

AKTUALITET


Një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse janë sekuestruar në Vlorë gjatë një aksioni të policisë pas informacioneve të marra në rrugë operative. Në lagjen “Isa Boletini”, në një banesë të braktisur, brenda një çante u gjetën 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore dhe 2 ndezës grantash.

Policia ishte informuar për një person të dyshimtë me një çantë që lëvizte në lagje dhe menjëherë organizuar aksionin për kapjen e tij duke bllokuar hyrjet dhe daljet nëpër lagje.


Mirëpo, u gjetën të fshehura vetëm lëndët plasëse që dyshohet të jenë lënë nga ky person.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar personin që ka lënë çantën me eksploziv në këtë banesë të braktisur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.




Skip to toolbar