Sekuestrohet arsenal armësh në operacionin ‘Porositësi’

AKTUALITET


Janë publikuar pamjet e operacionit ‘Porositësit’, që goditi grupin e vrasësve me pagesë në qytetin e Durrësit, ndërsa janë sekuestruar dhjetra armë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë  eksploziv,  fitil zjarrpërcjellës,  detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal të ndryshuar si vrasës me pagesë dhe të implikuar edhe në ngjarje kriminale në Belgjikë. Mes të arrestuarve ishte edhe një oficer policie si dhe një ushtarak, si pjesë të grupeve kriminale.





Skip to toolbar