Sfidat për Shqipëria 2030/ Rama në Kukës: Shumica e shqiptarëve besojnë te ne

Më të fundit


Axhendën elektorale, kryesocialisti Edi Rama e ndali në Kukës ku prezantoi arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

“E kemi parë të arsyeshme të ndajmë me njërëzit dhe publikun, disa fakte, shifra të dhëna që janë pasqyrë e formimit të këtyre viteve por që ndryshe nuk ke ku I shikon dhe I gjen në pasqyrat tona mediatike. Është një problem I madh për ne për shoqërinë tonë, shumë cka që ka të bëjë më zhvillimin nuk gjen pasqyrim në ato kanale, portale për të cilat njerëzit informohen. Nuk është cudi kur sic e keni parë të gjitha sondazhet na japin fitues me një avantazh të madh. Shumica e shqiptarëve besojnë te ne, në drejtimin e duhur dhe që e ardhmja e tyre do jetë më e mirë. Cfarë ndodh? Ata nëpër studio e kanë të vështirë ta pranojnë dhe fajësojnë popullin, duke thënë është popull i sëmurë, i cmendur, i blerë i shitur i trembur por nuk ndalen të marrin frymë se mos ndoshta janë ata që jetojnë në një pikë të shkëputur nga realiteti dhe kanë krijuar një ide dhe imazh te i cili besojnë po vetë. Shqipëria pa diskutim që ka probleme, tema të rëndësishme ekonomike, sociale për të adresuar por është një vend krej tjetër nga ai që ekspozohet.

PPB, që është e gjithë vlera që vendi krijon matur mbi bazën e cdo të ardhure të krijuar në një vend, dhe prodhimi përgjithshëm bruto kur morëm detyrën ishte më pak se 10 mld euro në fund 2024 rezultoi 25 mln euro, projeksioni ynë është që në Shqipërinë 2030 do të shkojë në 35 mld euro. Pra e kemi rritur PBB dy herë e gjysmë, një rritje që është më e larta në rajon. Shqipëria ka arritjen më të lartë, dhe nëse mesatarja e rritjes për vendet e tjera është afro 65% për Shqipërinë është 100%

Të ardhurat për frymë, kanë arritur në 10 mijë e 300 euro, projeksioni është në 15 mijë euro.

Borxhi publik, një nga pikat kyce të shëndetit të ekonomisë të një vendi. Kur morëm detyrën ishte 70.4 % zyrtarisht, por gjetëm edhe një borxh të fshehur, borxhi i krijuar ndaj kompanive, të gjitha kompanitë kishin ndalur së kryeri punët, sepse prej disa kohësh nuk paguheshin më. Kjo ndodhi kur praktikisht u bënë kontrata pa patur paratë në dispozion. Nëse kontraktohet një investim për të bërë një akt rrugor që kushton rreth 10 mln euro dhe në buxhet ka vetëm 100 mijë euro, nis puna dhe iu thuhet kompanive do ua japim, ky borxh ishte afro 700 miln euro në atë kohë. Sot e kemi ulur borxhin publik në 54 %, që konsiderohet normal për një vend si Shqipëria.

Niveli i kredive të këqia kur morëm detyrën ishte në alarm të kuq për qëndrueshmërinë e sistemit financiar, ishim në zgrip për një rënie të bankave. Sot janë në 4 %

Inflacioni, rritja e cmimeve karakteristikë e gjithë viteve të fundit edhe në Europë. Shqipëria ka patur nivelin më të ulët të inflacionit, sipas FMN, në mesataren e inflacionit në rajon në 10 vjecarin e fundit, Shqipëria renditet në vendin e parë pozitivisht me nivelin më të ulët të inflacionit.” u shpreh Rama.



Skip to toolbar