Topalli shmang kontratën e lobimit/ Akuza kompanisë postare: Nuk po u çon votat demokratëve në diasporë

Më të fundit


Zonja e hekurt e PD nuk e shkrin lehtë urdhërin e doktorit. Kontrata 6 milionë dollarë e lobimit, është testi i besnikërisë në selinë blu, ashtu si përgjigjia ushtarake e Topallit.

“Detyra ime ka qenë krejt tjetër, ndërkohë që PD e ka sqaruar dhe s’kam asgjë më shumë për të thënë”

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, doli në këtë konferencë, për të akuzuar postën private, se po i vjedh votat.

“Unë shfrytëzoj rastin për t’i bërë thirrje KQZ që t’i kërkojë DHL që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe logjistike. Thyerja e afateve dhe standardeve të vendosura në ligj është një cënim i rëndë i votës së shqiptarëve dhe integritetit te zgjedhjeve”

Mesa duket PD e ka në xhep, akuzën pas 11 majit. Per te vjedhur Votat e diasporës, socialisët kanë blerë DHL-në.

Por kur vjen puna tek paligjshmëritë e militantëve të PD, si videot që kanë shpërthyer në rrjet, Topalli ka vetëm një këshillë. Dhe atë, për votuesit e PS.

“Ftoj çdo shqiptari jashtë kufijve, të mos pranojnë të bëjnë me video apo fotografojnë, që u kërkohet mes një presioni që u bëhet familjarëve brenda administratës. Nuk është rastësi, ky presion i jashtëzakonshëm.”



Skip to toolbar