Informacionet se Irani mund të lëviz raketat e saj balistike me rreze të shkurtër në bordin e anijeve në Gjirin Persik, ishte edhe arsyeja pse SHBA vendosi avionët bombardues B-52 në rajon.
Zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA, kapiteni Bill Urban tha se dyshohet se Irani po bënte përgatitje për të sulmuar forcat amerikane në rajon.
Nuk është e qartë nëse Irani do të sulmojë me raketat balistike apo nëse po i transporton ato për t’u përdorur nga forcat iraniane në tokë.
Pentagoni po e konsideron seriozisht dërgimin e sistemeve mbrojtëse kundër raketave ne zonë dhe nuk përjashton mundësinë që Irani të godasë vendet e trupave amerikane në Irak dhe Siri.