Shembet lokali i Kokëdhimës, pronarit që terrorizoi turistët

AKTUALITET


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  ka nisur mëngjesin e së mërkurës shembjen e lokalit të Mihal Kokëdhimës, i cili pak ditë më herët terrorizoi dhe dhunoi disa turistë spanjollë të cilët refuzuan të drekonin në restorantin e tij për shkak të shërbimit të keq.

IKMT njofton se restoranti “Panorma” në Porto Palermo është pa leje ndërtimi, ndaj dhe është marë vendimi për shembjen e tij.


Fadroma e IKMT ka nisur shembjen e restorant Panorma në Porto Palermo. E gjithë zona është rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë  si dhe punëtorët e IKMT dhe nga aty janë larguar edhe turistët e fundit që po pushonin në këtë zonë. Në mënyrë mekanike fadroma ka shembur fillimisht tabelën e këtij Restoranti, më pas ka ndërhyrë në verandën e objektit. Ndërkohë forca të shumta policie janë pranë objektit për të shmangur incidentet e mundshme nga familjarët e Mihal Kokëdhimës

Mihal Kokëdhima është kushëriri i Koço Kokëdhimes, kryetar i Partisë “Zgjidhja” dhe për këtë ngjarje ka marrë masën e sigurisë arrest me burg.

Në videon që bëri xhiron e rrjetit Mihal Kokëdhima terrorizoi turistët spanjollë, pasi u hodh sipër kofanos së makinës, i theu xhamin e përparmë dhe për rreth 3 kilometra nuk zbriti nga makina por ofendonte dhe shante spanjollët të cilët kishin mbetur të pakënaqur nga shërbimi.

Dhe për më tepër që turist në restorantin e tij ishte miliarderi spanjoll Eugenio Galdón bashkë me familjen e tij. Ky incident u pasqyrua dhe në media të huaja dhe la një shije të keqe për turizmin në Shqipëri.




Skip to toolbar