Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Qerret të Durrësit, në Katund i Ri.
Burime zyrtare konfirmojnë se dy persona, pronari i banesës dhe fqinji i tij, kanë qenë duke shembur tarracën e objektit të vjetër, dhe gjatë punimeve, një pjesë e saj është shembur dhe i ka zënë poshtë.
Pas alarmit të dhënë nga familjarët, u njoftua policia dhe shërbimi zjarrfikës.
Me ndërhyrjen e tyre, u bë e mundur ndalja e personave nga rrënojat, por njëri prej tyre, konkretisht pronari, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.