Shënoi për 9 sekonda, Lenjani: Falenderimi i takon Zotit!

Më të fundit


Ermir Lenjani është futur në historinë e futbollit në Zvicër me golin e shënuar

Ermir Lenjani realizoi ditën e djeshme një nga golat më të shpejt të historisë së futbollit në Zvicër e jo vetëm.

Mbrojtësit anësor të kombëtares shqiptare, që këtë sezon po aktivizohet si mesfushor krahu te Sion, i mjaftuan vetëm 9 sekonda kohë për të shënuar.

Sapo loja kishte nisur dhe mbrojtësit e Sion dërgojnë topin në thellësi të zonës kundërshtare, Lenjani e kontrollon si duhet dhe gjuan duke u afruar në brendësi të zonës.

Pavarësisht se takimi përfundoi 1-1, Lenjani ishte protagonisti absolut i ditës së djeshme në Zvicër, pasi realizoi një gol historik.

Pas ndeshjes ai ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram, ku tregon se ndihet i lumtur që është futur në historinë e futbollit në Zvicër.

“Shumë i lumtur që jam futur në histori të futbollit zviceran për golin më të shpejt të shënuar. Falenderimi i takon Zotit”, ka shkruar Lenjani.

E diela që lam pas ka qenë ditë historike për futbollistët e kombëtares në Zvicër, pasi veç Lenjanit me golin më të shpejt të shënuar, Armando Sadiku shënoi një eurogol, në takimin që Lugano luajti kundër Basel.



Skip to toolbar