Aleati i Bashës, Nard Ndoka mendon se kryeministri Rama meriton të marrë çmimin për rekordet Guinness. Sipas Ndokës, Rama duhet vlerësuar pasi ka shkruar 6 letra për veten e tij dhe s’ka marrë asnjë përgjigje.
Nard Ndoka ishte paraditen e së martës i ftuar në “A2 Cnn” ku foli për situatën politike në vend dhe aksionin e opozitës.
Për Ndokën, letrat nuk janë serioze, por janë tallëse. “Kemi një kryeministër cinik, akuzues, shantazhues, por edhe me një sens tallës në letrat e tij. Ato do t’i përkasin tashmë historisë së kryeministrit tonë. Madje, ai do të futet edhe në librin Guinness, pasi është i vetmi kryeministër që i shkruan 6 letra vetes së tij pa marrë asnjë përgjigje”, tha Ndoka.