Shiste kokainë në “Tabacchinon” ku punonte, arrestohet 33-vjeçari në Dhërmi

AKTUALITET


Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Himarës pasi në dyqanin “Tabacchino” ku ai ishte i punësuar, shiste kokainë. Për pasojë është vënë nën hetim edhe pronari i dyqanit.

Pas kontrollit fizik që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj 33-vjeçarit, i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në një dyqan “Tabacchino” në pronësi të një 53-vjeçari , u zbulua kokainë e ndarë në doza gati për shitje.


Për pasojë është arrestuar Florin GJoka, 33 vjeç, banues në Dhërmi, ndërsa për pronarin e dyqanit ku i arrestuari shiste kokainë nisi hetimi në gjendje të lirë. 53 vjeçari banues në Dhërmi u vu nën hetim pasi kishte punësuar në mënyrë të paligjshme të riun.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të subjektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 18 paketa me cigare pa pullë fiskale, 3 650 euro dhe 154 200 lekë të rinj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar