Truri në Shkodër, droga në Europë. Kapet grupi kriminal

AKTUALITET


Një aksion ndërkombëtar për goditjen e trafikut të drogës, i koordinuar nga EUROPOL, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Policinë Shqiptare, kanë bërë të mundur shkatërrimin e një grupi të strukturuar, që dyshohet se ka transportuar mbi 1.6 ton kokainë në vendet e BE-së. Sipas një komunikate zyrtare shpërndarë nga Policia e Shtetit, mësohet se gjatë operacionit të koduar “Goldfinger”, është arrestuar në banesën e tij në Shkodër, këtë të martë, shtetasi me inicialet A.B., 51 vjeç, që sipas Policisë, ka qenë koka e grupit kriminal.

Gjatë operacionit, në vendin tonë janë sekuestruar dhe shuma të konsiderueshme parash dhe biznese: “U sekuestruan në Shqipëri rreth 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro”. Gjithashtu, në vendin tonë është shpallur në kërkim dhe një tjetër person, emri i të cilit, për arsye hetimi nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, gjatë këtij operacioni, i shtrirë njëkohësisht në disa shtete të Bashkimit Europian si: Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjik, Holandë dhe Slloveni, janë arrestuar dhe 42 persona të tjerë, teksa nuk jepen detaje se ndër të arrestuarit ka persona shqiptarë apo jo.


Hetimi është nisur fillimisht nga autoritetet daneze, të cilat kanë qenë dhe vendi lider i tij, ndërsa në vendin tonë, për llogari të këtij aksioni, janë ushtruar kontrolle në disa qytete të vendit. Gjatë operacionit në të gjitha vendet ku ai ka qenë i shtrirë, kanë sekuestruar 40 kg kokainë, u kontrolluan me dhjetëra ambiente, u sekuestruan mbi 600 mijë euro, arme zjarri, granata, disa automjete dhe objekte te ndryshme, etj.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, pjesëmarrëse dhe rol aktiv në një tjetër operacion ndërkombëtar, për goditjen e veprimtarisë në fushën e drogave të forta.Operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar "Goldfinger" .Operacioni i koordinuar nga EUROPOL dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë.Operacioni i shtrirë në Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni dhe Shqipëri.Autoritetet daneze të hetimit si vend lider i këtij hetimi, bashkëpunuan me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, që në fazën e hetimit proaktiv, i cili kishte në fokus goditjen e një grupi kriminal që vepronte në shtetet e mësipërme, në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë, etj.Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, konkretisht Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet daneze, regjistruan procedimin penal në vitin 2019.Sot, në koordinim të plotë me EUROPOL, autoritet e hetimit të Danimarkës, ato të Suedisë, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Sllovenisë dhe Shqipërisë, realizuan goditjen në një kohë, të këtij grupi kriminal.Është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së.Si rezultat i operacionit u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim.U sekuestruan 40 kg kokainë, u kontrolluan me dhjetëra ambiente, u sekuestruan mbi 600 mijë euro, arme zjarri, granata, disa automjete dhe objekte te ndryshme, etj.Në Shqipëri gjatë fazës operacionale u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Tiranë dhe Korçë, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mëngjesin e sotëm në Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në Shkodër, me rol aktiv (kryetar i grupit kriminal), për veprat penale: "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.U shpall në kërkim një shtetas tjetër, por për arsye hetimi, nuk bëhen të ditura gjeneralitetet.U sekuestruan në Shqipëri rreth 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro.EUROPOL dhe autoritetet daneze, kanë falënderuar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për profesionalizmin e treguar, rolin aktiv dhe shumë të domosdoshëm në goditjen e këtij grupi të rrezikshëm kriminal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 26. Juni 2019

Ndërkohë, operacionin e Europol e ka përshëndetur dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. “Goldfinger, operacioni i koordinuar nga EUROPOL, ku merr pjesë Policia dhe Prokuroria Shqiptare, godet fort në Europë dhe në Shqipëri. Pjesë e goditjes janë shumë pjestarë të krimit të organizuar dhe sasi të mëdha asetesh kriminale”, shkruan në një postim në Twitter ministri Lleshaj.




Skip to toolbar