Shkelja e masave nga lokalet, Rama: Si t’ia bëjmë kur ia marrin Covid-in njëri-tjetrit vesh më vesh

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se po diskutohet për disa kufizime të mundshme anti-Covid, të cilat duhet të kenë ndikim minimal ekonomik dhe maksimal në uljen e shifrave.

“Këto ditë do të shohim reagimin pas këtij mesazhi, ndërkohë do përgatitemi për zbatimin rigoroz të masave, pa dashur të kthehemi te kufizimet e forta të vitit të shkuar”, theksoi kreu i qeverisë.


“Në jemi qasur kësaj lufte në këtë fazë me shumë fleksibilitet duke pasur mbështetjen e Komitetit Teknik që ka besuar se këto masa janë të mjaftueshme në këtë fazë, duke besuar që njerëzit do të vazhdojnë të jenë si para disa javësh.

Që nga Viti i Ri ka filluar një lëshim i vetes në tërësi dhe ka shumë abuzim. Që nga njerëzit që nuk vënë maska, shoh disa nga patriotët e mi në Surrel që i vënë si fular poshtë, i kanë si shaje të modës franceze, ose faktikisht nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjësisë dhe të rrezit në njësitë tregtare.

Ka një lloj lehtësie të madhe me të cilën po merret kjo punë. Në çdo cm që ne lëshojmë, virusi përparon. Di që ka plot ekspert pa shkollë, ata i dinë të gjitha zakonisht, që fillojnë me humorin, jo po virusi fle natën.

Ora policore është kufizimi i mundshëm i kontakteve. Një orë më pak është më pak kontakte, nuk është çështja se del natën apo del ditën, kështu që në këtë aspekt është një opsion. Ne jemi qysh na fundi i javës në diskutim se çfarë do të bëjmë. E para është të zbatojmë njëherë mirë këto që kemi, Policia, Inspektoriati të ndryshojnë qasjen. Gjëja e fundit që dua të ndodhë në këtë vend është që inspektorë, taksidarë, të futen për biznese, të futën në njësi tregtare.

Si tia bëjmë kur nëpër lokale, rrinë ngjitur, bëjnë edhe party edhe ia marrin covid-in njëri tjetrin vesh më vesh. Këto ditë do të shohim reagimin pas këtij mesazhi, ndërkohë do përgatitemi për zbatimin rigoroz të masave, pa dashur të kthehemi te kufizimet e forta të vitit të shkuar. Disa kufizime jemi duke i diskutuar, që të kenë impakt minimal ekonomik, dhe maksimal në uljen e shifrave”, tha Rama.




Skip to toolbar