Shkëndija elektrike shkrumbon banesën në Fushë-Krujë, pa drita qyteti

AKTUALITET


Një shkëndijë elektrike është bërë shkak që një banesë të përfshihet nga flakët në lagjen Kastrioti të qytetit të Fushë Krujës.

Zjarri ka rënë gjatë natës së të premtes, në një dhomë të banesës në pronësi SH.P. dhe ka shkrumbuar gjithçka çfarë kishte brenda dhomës.  Fatmirësisht, zjarrfikësja ka mbërritur në kohë duke shmangur djegien e pjesës tjetër të banesës, që do të përbënte një rrezik dhe për shtëpitë e tjera përreth.


Nga raportimet paraprake, bëhet e ditur se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka sjellë ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin. Familja në të cilën ra zjarri është në gjendje ekonomike të vështirë, çka ua bën të pamundur rikonstruktimin e kësaj banese.




Skip to toolbar