Shkrimi i “Forbes”: Plazhet e Ksamilit ndër më të bukurit në Evropë

AKTUALITET


 Bazuar në votat e 103 224 udhëtarëve në mbarë botën nga 116 vende, 15 plazhet e përzgjedhura evropiane përfshijnë plazhe të izoluara, të njohura dhe ”të egra”, për arratisje romantike ose aventura familjare, shkruan Cecilia Rodriguez për revistën e njohur ”Forbes”.

Në këto plazhe ka vend për çdo aktivitet, nga sportet intensive ujore deri tek natyra e  virgjër për shëtitje dhe janë gjithashtu ndër më të sigurtat për pushimet evropiane.

”Katër ishujt e Ksamilit të Shqipërisë, me disa nga plazhet më të bukura dhe më sekrete në vend, admirohen për bimësinë e tyre të harlisur dhe të gjelbër gjatë gjithë vitit dhe mund të arrihen vetëm me varka të vogla”, thekson  ”Forbes”.

”Njëzet minuta me makinë nga qendra e qytetit të Sarandës, Ksamili është një fshat dhe një ish-bashki në rivierën e Shqipërisë së Jugut, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe një nga kryeqytetet evropiane të të rinjve”, thuhet më tej.

”Këta ishuj janë ndër destinacionet më të njohura në rajon dhe zona është e njohur për rritjen e ullinjve, limonëve dhe mandarinave. Midhjet kultivohen në Lagunën e Butrintit aty pranë”, e mbyll shkrimin ”Forbes”.



Skip to toolbar