Shorti Champions League përcakton çiftet për fazën çerekfinale

CHAMPIONS LEAGUE



Për herë të parë pas 16 vitesh, Champions League do të luaj fazën çerekfinale pa dy yjet më të rëndësishëm të futbollit botëror, C.Ronaldo dhe Leo Messi.

Tetë ekipet prezent në këtë fazë kanë njohur këtë të premte rivalët e tyre me synimin e qartë, të arrijnë finalen e madhe të Stambollit. Goglat sollën disa përballje interesante, spikat finalja e edicionit të shkuar


Bayern Munich-PSG
Man.City-B.Dortmund
Porto-Chelsea
Bayern Munich-PSG
Real Madrid-Liverpool

Akoma më intrigues bëhet shorti në vijim, fituesi i çiftit Bayern Munich-PSG do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Man.City-B.Dortmund. Fituesi i çiftit Real Madrid-Liverpool do të përballen me fituesin e çiftit Porto-Chelsea.