Shpërndanin kokainë në Lezhë, në pranga 3 persona

AKTUALITET


Policia e Lezhës ka vënë në pranga tre persona të cilët merreshin me trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre është bërë i mundur falë informacioneve të siguruara në rrugë operative. Policia u njoftua se një shtetas që lëvizte nga Tirana në drejtim të Lezhës posedonte lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen në Ishull Lezhë dhe në qytetin e Lezhës, është  organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Ishulli”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës; E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; dhe K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin  lëviznin për në drejtim të Lezhës ku do të shpërndanin kokainën në zonën e Ishull Lezhë.


Fillimisht është arrestuar D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë, ku gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr. kokainë të cilën do ta shpërndante në doza të vogla. Më pas janë arrestuar teksa e prisnin në një makinë K. Q. dhe pasagjeri E. H.




Skip to toolbar