Shpërthejnë municionet, ndërron jetë ushtarakja shqiptare në Letoni

Më të fundit


Nëntetare Zarife Hasanaj ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Letoni, teksa ishte në krye të detyrës për asgjësimin e municione.

Në një deklaratë për mediat Shefi i Shtabit, gjeneral Bardhyl Kollcaku tha se nëntetarja gjeti vdekjen për shkak të shpërthimit të disa municioneve të paplasura, si pasojë u plagosën edhe disa ushtarakë të tjerë.

“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forward Presence”.

Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake,  në bazën e NATO-s ku  ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ”, tha Gjenerali Kollcaku.

Sipas informaciomeve të deritanishme Major Tanushi dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.

Gjenerali garantoi “familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur”.



Skip to toolbar