Shpërthen tritoli në Razëm, ish-kreu i komunës Shkrel: S’iu vendos biznesit tim, por …

AKTUALITET


Një sasi tritoli ka shpërthyer sot në fshatin Razëm. Mediat raportuan se lënda plasëse i është vendosur lokalit të Fredi Sterkajt. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e ish-kryetarit të komunës Shkrel, nën siglën e Partisë Demokratike.

Por vetë Sterkaj ka rrëzuar raportimet në media.


Ai tha se lënda plasëse nuk është vendosur në biznesin e tij, port e parking në qendër të fshatit.

“Policia po heton, nuk ia kam idenë. Lënda plasëse nuk është vendosur te biznesi im, port e parking në qendër të fshatit, që është i përbashkët. Aty ka qenë e vendosur reklama e biznesit tim, hotel”, tha ai.




Skip to toolbar