Në emisionin “Real Story” në ABC News, Arlind Qori u shpreh se synojnë që të hapin një shteg të ri në politikën shqiptare.
Qori gjatë intervistës, shtoi se Shqipëria duhet të ketë një shtet zhvillimor. Më tej nënvizoi se sindikatat janë të dobishme në shoqëri.
“Ne kërkojmë të hapim një shteg të ri në politikën shqiptare dhe që Shqipëria të ketë një shtet zhvillimor. Jam për të ndryshuar strukturën politike. Vendimi për të mos qenë i pari në Tiranë, ka të bëjë me parimin tonë. Nuk jam në politikë që të marr një rrogë si deputet. Për mua është sakrificë e madhe nëse me zgjedhin qytetarët që të lë punën e pedagogut dhe të merrem me politikë. Për shumë vite ka qenë një e majtë vetëformale”, u shpreh Qori.
Nga ana tjetër analisti Artur Nura, theksoi se partitë e reja i sheh si një nevojë në Shqipëri, pas një historie politike, siç e quan ai të dhimbshme.
“Partitë e reja i shoh si një nevojë pas një historie të dhimbshme politike në Shqipërisë. Kur dëgjoj Arlindin që fle me entuziazmit të një socialiste të majtë më larg se qendra. Çdo parti politike lufton për pushtet. Unë e shoh Ramën që e kanë të gjithë strategjinë të mirë menduar. Edhe personat në vendet ku janë caktuar të paktën edhe te Rama janë bërë me matematikë politike”, tha analisti Nura.