Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në një takim në Sallën e Hartave Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, anëtare e kabinetit të Presidentit Joe Biden.
Kryeministri Rama vlerësoi vizitën e Ambasadores Linda Thomas-Greenfield, si një moment të rëndësishëm në kuadrin e bashkëpunimit në Këshillin e Sigurimit.
Nga ana e saj ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar.
“Faleminderit shumë, faleminderit që më pritët. Ju bëra një premtim, do t’ju them një gjë. Nuk i mbaj gjithmonë të gjitha premtimet e mia, por përpiqem t’i mbaj premtimet që bëj dhe mora një angazhim personal që të vija në . Unë kam pasur përvojën që të punoj në Këshillin e Sigurimit me ambasadorin Hoxha dhe ai ka qenë një partner i jashtëzakonshëm dhe një fqinj i jashtëzakonshëm në Këshill.
Ne kemi qenë në të njëjtin mendim dhe në atë Këshill në momentin që ulemi të 15 në ato karrige, të gjithë jemi të barabartë, zërat tanë janë të barabartë dhe zëri juaj në këshill ka qenë tejet i fortë, tejet i respektuar dhe kemi ndarë të njëjtën mendësi dhe kjo ka qenë një nga marrëdhëniet më të rëndësishëm që kam pasur mes 10 anëtarëve të zgjedhur të Këshillit.
Jam këtu për t’ju falënderuar! Për të falënderuar qytetarët shqiptarë, për partneritetin tuaj të jashtëzakonshëm, për miqësinë tuaj për të nderuar 100 vjetorin e marrëdhënieve tona përgjatë uljeve dhe ngritjeve dhe sigurisht kjo është një kohë në ngritje për të sjellë një mesash të fortë mbështetjeje nga populli amerikan.
Serish faleminderit shumë që më pritët, faleminderit shumë për partneritetin tuaj, për marrëdhënien tuaj, ndërkohë që përballemi me çështje të një shqetësimi të përbashkët në këtë rajon. Na duhet dëshpërimisht shi për shkak të faktit që energjia hidrike është i vetmi burim i yni por u siguruam që kur të vinit ju të ishte diell. Ndaj po e bëjmë edhe këtë sakrificë për të mos pasur shi për ju. E vlerësoj këtë dhe natyrisht do të lutem për shi kur të largohem. Faleminderit!” u shpreh ajo gjatë takimit.
Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë Shqipërinë dhe Poloninë nga 6 deri më 9 nëntor për të ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për këto dy aleate të vendosura që po punojnë me ne për t’ju përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës