Shqiptari “koka” e grupit të drogës në Janinë, 8 në pranga

AKTUALITET


3 shtetas shqiptarë dhe 5 grekë janë arrestuar nga policia e Janinës pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve janë edhe 3 femra, një shqiptare dhe dy greke. Si pjesë e grupit kriminal janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas shqiptarë të tjerë.

Sipas mediave greke, në pranga kanë rënë shqiptarët, një 22-vjeçar, një  grua 40-vjeçare dhe një 31-vjeçar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Në kërkim janë shpallur edhe dy shqiptarë të tjerë rreth 30 vjeç. Mes 5 të arrestuarve me shtetësi greke janë edhe dy femra të moshave, 29 dhe 39 vjeçe.

“Koka” e grupit kriminal mendohet se është 31-vjeçari shqiptar i arrestuar, i cili e siguronte drogën nga Shqipëria. Gjatë aksionit policia e Janinës sekuestroi  326 gram heroinë, 36 gram kokainë, 3400 euro dhe 11 celularë.



Skip to toolbar