Shtohen investimet britanike/ Në vitin e shkuar, 692 milionë lekë investime angleze në Shqipëri

Më të fundit


Invetimet nga Britania e Madhe kanë pësuar rritje të ndjeshme gjatë viteve  të fundit në Shqipëri.Të dhenat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  gjatë vitit të kaluar vlera e investimeve  në vendin tonë  ishte 692 milionë euro.Nëse vërejmë  ecurinë përgjatë 3 viteve të fundit konstatohet rritje e investimeve  britanike në vendin tonë.

Vetëm përgjatë vitit të kaluar janë regjistruar të paktën 155 milionë euro  më tepër investime nga ky vend. Fokusi I nvetsimve britanike në Shqipëri janë kryesisht në sektorin e energjisë së gjelbër. Ndërsa nuk mungon prezenca edhe në sektorë strategjikë, si: energjia, infrastruktura, turizmi, bujqësia dhe agroindustria, transporti dhe logjistika, shërbimet e IT.

Ndërkohë përsa I përket marrdhënieve tregtare mbizotërojnë importet .Vendi blen më shumë mallra nga Britania e Madhe në krahasim me ato që shet.Importet e mallrave nga Britania në Shqipëri kapin vlerën e 1.9 miliardë lekëve  në 3 muajt e parë të këtij viti  një  nivel pothuajse I njëjtë më një vit më parë.Ndërsa eksportet rezultojnë se janë  311 milione lekë.

Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka pritur  një fluks turistësh nga ky vend.Britanikët po e preferojnë vendin tonë gjithmonë e më tepër për të pushuar.Nga të dhënat zyrtare konstatohet se në dy muajt e parë të këtij viti në vend kanë hyrë mbi 26 mijë  britanikë  nga rreth 14 mijë që ishin  në të njëjtën periudhë të një vitit më parë



Skip to toolbar