Shtyhen fluturimet e Alitalia drejt Tiranës

AKTUALITET


Autoriteti i Aviacionit Civil njofton pasagjerët që kanë  planifikuar të udhëtojnë në datën 9 tetor nga Roma në Tiranë se do të përballen me shtyrjen e orarit të fluturimit, të paktën për tre orë. Sipas AAC-së, kjo shtyrje vjen  pasi kompani e fluturimit  “Alitalia”  ka paralajmëruar një protestë masive.

Njoftimi vjen për fluturimin nga Roma në Tiranë i parashikuar të niset më 9 tetor në orën  22:00. “Fluturimi do të shtyhet me 3 orë, në orën 01:00 të ditës tjetër. Ndërsa të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit”, njofton Aviacioni civil.



Skip to toolbar