Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungonin ish-ministri Koka dhe Alqi Bllako

AKTUALITET


Këtë të enjte është vendosur sërish shtyrja e seancës gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se gjykata ka vendosur që seanca do të zhvilloeht me 21 shtator në orën 09:30.

Sipas inform,acioneve mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e ish-ministrit Lefter Koka dhe ish sekretarit Alqi Bllako dhe mungesa e një prej avokatëve të kompanisë Integreatet Tecnology Service që do të realizonte mbrojtjen.



Skip to toolbar