Si e ndryshoi gjuhën tonë të trupit pandemia e Covid-19? 

CORONAVIRUS


“Psychology Today”

Ndërsa pandemia Covid-19 vazhdon vit pas viti, ajo ka sjellë ndryshime të mëdha në sjelljen tonë të përditshme:mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, distancim social, më pak kontakte fizike, dhe prirjen për të shmangur tubimet e mëdha sociale. Këto ndryshime prekin edhe sjelljen tonë jo–verbale. Po si ka ndryshuar gjuha jonë e përditshme e trupit për shkak të pandemisë? Dhe a do të jenë të përhershme disa nga këto ndryshime?


Maskat

Edhe pse mbajtja e masave në ambiente të mbyllura është në rënie, pasi njerëzit po vuajnë nga dukuria e “lodhjes nga pandemia”, ka të ngjarë të ketë ende disa njerëz që e ruajnë këtëpraktikë, dhe disa vende të tej–populluara me njerëz (p.sh avionë, trena) ku maskat mbahen nga një numër i madh njerëzish të kujdesshëm. 

Mbajtja e një maske, e bën shumë më të vështirë leximin e shprehive të rëndësishme të fytyrës, të cilat na japin informacion se çfarë ndjen tjetri dhe si reagon ai. Mendonipak për buzëqeshjen miqësore. Është pothuajse e pamundur ta lexosh atë pas një maske kirurgjikale.

Flluska e hapësirës personale

Të gjithë ne kemi një lloj “flluske” të hapësirës personale mes nesh dhe të tjerëve. Flluska jonë është më e vogël,kur jemi përreth atyre me të cilët jemi afër, dhe më e madhe për të huajt. Me kalimin e kohës, secili prej nesh zhvillon një hapësirë personale ​​“komode”. 

Nxitja e njerëzve gjatë pandemisë për të qëndruar rreth 2 metra larg nga të tjerët, duket se ka çuar në një rritje tëndjeshme të distancimit tonë fizik. Pyetja pa përgjigje,është nëse ky distancim do të jetë apo jo një ndryshim i përhershëm, duke bërë që shumica prej nesh të ketë “flluska” më të mëdha të hapësirës personale.

Puthja ajrore

Në shumë pjesë të SHBA-së, por më shpesh në Evropë, ekziston zakoni i puthjes përshëndetëse në faqe të një shoku apo të afërmi. Në Evropë, kjo praktikë mund të përfshijë 2-3 puthje. Që nga koha e pandemisë, ka pasur një reduktim të këtij gjesti (i zëvendësuar nga një shumëllojshmëri përshëndetjesh më të largëta) dhe më shumë “puthje ajrore” – duke shmangur kontaktin e buzëve më faqet, dhe shpesh me paksa hapësirë midis dy fytyrave.

Gjysmë-përqafimet

Kur 45 vite më parë fillova të bëja për herë të parë kërkime mbi përshëndetjet, burrat përqafoheshin rrallë gjatë përshëndetjes midis tyre. Por gjatë dekadave, përqafimi u bë një përshëndetje shumë më e zakonshme, madje çoi në “përqafime masive e vëllazërore”. Sigurisht, gratë dhe çiftet e përziera janë përqafuar gjithmonë gjatëpërshëndetjes. Unë kam vënë re gjatë pandemisë, se përqafimet midis burrave janë prirur të shndërrohen në një “gjysmë-përqafim”, duke e vendosur njërën dorë pjesërisht rreth shpatullës së tjetrit. 

Për më tepër, për shkak të pandemisë, ka rënëshpeshtësia e përqafimeve gjatëpërshëndetjeve. Edhe kohëzgjatja e çdo kontakti, përqafim i plotë ose gjysmë–përqafimi, priret të jetë më e vogël.

Takimi me grusht

Në mjediset e biznesit, shtrëngimi i duarve ka qenë përshëndetja e pranuar dhe “zyrtare”. Që nga pandemia, në shumë mjedise biznesi takimi përmes grushtit, qëofron më pak kontakt lëkurë me lëkurë, ka zëvendësuar shtrëngimin e duarve. (Presidenti amerikan takoi kështu së fundmi një kryetar tjetër shteti). 

Sa i përket formalitetit, shtrëngimi i duarve është më formal, dhe takimet me grusht janë përdorur si një përshëndetje më pak e rastësishme mes miqve dhe të njohurve në mjediset sociale. Ndoshta shtrëngimet e duarve mund të fillojnë të zbehen nga repertori ynë tipik i sjelljes gjatë përshëndetjes, të zëvendësuara nga takimetmë pak formale me grushte ose përshëndetje të tjera. Këtë do ta tregojë vetëm koha.

Shënim:Ronald E.Riggio, profesor i psikologjisë organizative në Kolegjin Klermont Mekena.




Skip to toolbar