Si mund të korrigjohet opozita? Tabaku: Bashkëpunimi me SHBA i panegociueshëm. Duhet ofertë konkrete

Më të fundit


Për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bashkëpunimi me SHBA është i panegociueshëm, edhe në situatën që kjo forcë politike ndodhet.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tabaku, pasi u pyet nga analisti Mentor Nazarko sesi mund të korrigjohet opozita, u shpreh se Partia Demokratike duhet të bashkohet dhe të ofrojë një drejtues të ri dhe ofertë konkrete për qytetarët.


Pjesë nga diskutimi

Nazarko: Ky asocimi i përjetshëm te emri dhe logo e PD, ngjan si vetëdëmtues. Fakti që PD mund edhe të zhduket, nuk është ndonjë dramë e madhe, opozitarizmi do të mbijetojë mund të shumëfishohet cilësisht. Nëse ju insistoni në të njëjta politika do keni refuzimin e bashkësisë perëndimore.

Tabaku: PD mund të ketë patur shumë gabime. PD ka patur shumë probleme në të shkuarën, se për një arsye në dolëm nga pushteti në 2013, por mbështetjen ndaj SHBA dhe orientimi pro europian nuk besoj ka njeri në PD që e kundërshton edhe sot në këtë situatë.

Nazarko: SHBA këto argumenta ka, të korrupsionit të Berishës, kundërvënien ndaj politikave apo të dyjave bashkë.

Si mund të korrigjohet opozita si mund të bëhet më e besueshme?

Edhe krijimi i një alternative të re, mund të ishte një rrugë që mund të ndiqej.

Tabaku: Është e vërtetë që sistemi aktual favorizon partinë e madhe, ofertën e bashkuar, favorizon një ofertë politike, se sa një ofertë të copëzuar politike. Dhe për këtë arsye kam qenë duke kërkuar vijimësisht bashkimin e PD edhe me gjithë këto probleme. Mund të ndodhë që ky bashkimi mekanik mund të mos prodhojë atë që ne mendojmë, por maji i vitit të shkuar tregoi se 500 mijë vota opozitare janë atje, dhe ne sot kemi nevojë t’i thërresim atyre njerëzve që nuk shkuan për të votuar. Sepse me 38% pjesëmarrje është..

Nazarko: Ndaj po them se duhet ndryshuar diçka. Tabaku: 38% pjesëmarrje nuk është fitore e qeverisë është humbje e opozitës, sepse njerëzit kanë refuzuar të shkojnë të votojnë opozitën dhe ne aty duhet të shkojmë. Qasja ime personale është kjo që bashkëpunimi me SHBA është i panegociueshëm.

Aq sa hapsirë dhe mundësi kam e bëj atë maksimalisht dhe më duket e tepërt që ta përmend në këtë kontekst. Por ajo që thoni ju, një ekip i ri drejtues, me një frymë të re, imazh të ri, ofertë konkrete për qytetarët. Modernizimi i partisë për të shkuar në një frymë, kjo ofertë e re patjetër që duhet të vijë.




Skip to toolbar