“Të gjithë do shkojnë drejt bashkimit”, Tabaku: Përjashtimet që ndodhën në masë në PD…

Më të fundit


Jorida Tabaku beson se Partia Demokratike do të bashkohet. Në emisionin “Real Story” në ABC News, deputetja demokrate deklaroi se aktualisht, në situatën ku ndodhet Partia Demokratike, sjelljet përjashtuese duhen eleminuar.

Lidhur me përjashtimet në masë që ndodhen në Partinë Demokratike, Tabaku tha se zhvilloheshin mbledhje ku herë hiqnin njërin, e herë hiqnin tjetër deputet. Tabaku vuri theksin te fryma e zgjerimit dhe jo e përjashtimit.


Jeni në pozicion ende që po përpiqeni të bashkoni të gjitha palët mendoni se mund të realizohet dhe kush duhet ta hedhë hapin e parë para apo pas, në këtë proces bashkimi?

Tabaku: Në zgjedhjet e majit të vitit të shkuar bashkë me Bardhin por edhe me një grup tjetër kolegësh kemi qenë duke bërë thirrje me daljen me një kandidat të vetëm, dhe thamë ta provojmë forcën në këshillat bashkiak sa do të marrë partia. Dhe atëherë nisëm u sulmuam pse kërkuat bashkimin, pse kërkuat që të mos mendojmë për karriget tona por për qytetarët. Sot fakti që qytetarët po largohen, lidhet edhe me problemet që ka opozita, me mungesën e shpresës që të jep ty opozita, sepse nëse ata do shikonin shpresë për ndryshimin do e shikonin te ne. Te qeverisja unë nuk kam asnjë shpresë se do ndryshojë pas 11 vitesh, thjesht do përkeqësohet. Unë besoj që ky grup i vogël deputetësh që nuk është bashkuar akoma, sigurisht që atje do shkojë drejt bashkimit. Në këtë moment sjelljet përjashtuese duhen eleminuar, sepse ashtu thanë shumë kolegë, që nuk bashkohemi kurrë, nuk ndodh kjo, sot ndodhemi në një situatë tjetër. Përjashtimet që ndodhën në masë në PD, bëheshin mbledhje heqim njërin heqim tjetrin, ndërkohë që sot duhet të jetë fryma e zgjerimit dhe jo e përjashtimit. Dhe unë kështu e shikoj. Mund ta kem gabim, koha do e vërtetojë, por gjykoj se duhet të ngrihemi mbi veten tonë. Nuk ka asnjë interes për ta përfunduar te vendimi i gjykatës. Asnjë nga ne nuk funksionon dot dhe nuk na duhet fare asnjë vend deputeti, por na duhet forca që të jetë me të vërtetë alternativë.

Sa i përket vendimit të gjykatës. Gjykata do bëjë punën e vet, dhe më vjen keq që cështja ka shkuar gjykatave. Kjo ndodh me vullnet politik dhe kjo është një cështje e vullnetit politik, kam dëgjuar shumë kolegë që kanë thënë që në varësi të vendimit të gjykatës sigurisht që do të shohin të marrin një vendim të fundit. Unë do të pozicionohem me koalicionin opozitar, gjerësisht për ofertën e zgjedhjeve.

Do pozicionohem me grupin parlamentar të PD. Këtu ka rëndësi se si maksimizohet gjëja dhe oferta politike për zgjedhjet e ardhshme. Për mua kjo ka rëndësi, për herë të parë të fokusohemi te njerëzit dhe jo te vetja jonë.




Skip to toolbar