Situata e luftës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, reagon Presidenca e OSBE: Të ndalohen luftimet, para se të rriten viktimat

AKTUALITET


Presidenca shqiptare e OSBE-së ka lëshuar një deklaratë në lidhje me përplasjet e dhunës që ka shpërthyer në rajon e Nagorni Karabakut ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Të shqetësuar me rritjen e dhunës midis Armenisë dhe  Azerbajxhanit dhe raportet e viktimave civile. Presidenca u bën thirrje të gjitha palëve që të pushojnë menjëherë zjarrin para se numri i viktimave të rritet më tej.


Nuk ka zgjidhje ushtarake; të nisin menjëherë negociatat të koordinuara nga bashkëkryetarët e Grupit të Minskut në OSBE”, thuhet në deklaratën e presidencës shqiptare të OSBE-së të shpërndarë në twitter.

Udhëheqësi i krahinës autonome të Nagorni-Karabakut, Araik Artyunyan, shpalli gjendje lufte dhe mobilizim të përgjithshëm për të gjithë ata mbi moshën 18 vjeç.

“Të shqetësuar me rritjen e dhunës midis Armenisë dhe  Azerbajxhanit dhe raportet e viktimave civile. Presidenca u bën thirrje të gjitha palëve që të pushojnë menjëherë zjarrin para se numri i viktimave të rritet më tej. Nuk ka zgjidhje ushtarake; të nisin menjëherë negociatat të koordinuara nga bashkëkryetarët e Grupit të Minskut në OSBE”, thuhet në deklaratën e presidencës shqiptare të OSBE-së të shpërndarë në twitter.

Udhëheqësi i krahinës autonome të Nagorni-Karabakut, Araik Artyunyan, shpalli gjendje lufte dhe mobilizim të përgjithshëm për të gjithë ata mbi moshën 18 vjeç.

“Nuk ka askush që e do paqen më shumë se ne. Ne nuk donim një luftë, ajo na u imponua dhe ne jemi të detyruar të mbrojmë atdheun dhe familjet tona. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, do të jetë personalisht përgjegjës për katastrofën humanitare që kërcënon rajonin”, tha Arutyunyan.

Në ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi se qytetarët e Armenisë po raportojnë masivisht në departamentet e tyre ushtarake në mënyrë që të shkojnë në Nago-Karabak si vullnetarë.

Sipas mediave, , deri në 10,000 njerëz aplikuan në departamentet ushtarake në të gjithë vendin.

“Ministria e Mbrojtjes së Armenisë vlerëson shumë gatishmërinë e bashkëqytetarëve, por njofton se në këtë moment nuk ka nevojë për punësimin e vullnetarëve. Nëse është e nevojshme, Ministria do të lëshojë një njoftim të veçantë ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Situata është tepër delikate, pasi forcat armene rrëzuan dy helikopterë azerbajxhanas dhe tre dronë në Nagorni-Karabak. Sipas armenëve kjo ndodhi pasi zona u sulmua nga ajri dhe artileria nga forcat Azerbajxhanase.

“Kundërshtari pësoi humbje si në njerëz ashtu edhe në teknikë. Ata mbetën pa tre tanke. Luftimet vazhdojnë “, tha zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit më parë njoftoi se forcat armene gjuanin përgjatë vijës së ndarjes dhe se kishte viktima në mesin e civilëve. Pala armene nuk i komentoi këto akuza.

Ndihmësi i presidentit të Azerbajxhanit i ngarkuar me politikën e Jashtme, Hikmet Hajiyev, thotë se ushtria armene vazhdon të qëllojë intensivisht në pozicionet e ushtrisë dhe vendbanimeve të Azerbajxhanit.

Armenia akuzoi Azerbajxhanin se nisi një ofensivë në drejtim të Nago-Karabakut, ndërsa në Baku deklarojnë se po marrin vetëm masa reciproke kundër veprimeve të Armenisë në atë zonë. Përleshjet e armatosura në kufirin Armeno-Azerbajxhan shpërthyen më herët në 12 korrik.

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për këto ngjarje, dhe presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, diskutuan gjithashtu këtë në një bisedë telefonike. Kremlini tha në atë kohë se udhëheqësit ranë dakord se nuk kishte asnjë alternativë tjetër përpos një zgjidhjeje diplomatike të problemit të Nagorni-Karabakut.

Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Armenisë filloi në shkurt 1988, kur rajoni autonom i Nagorni-Karabak (NKAO) njoftoi tërheqjen e saj nga Republika e Azerbajxhanit. Më pas, në Shtator 1991, u njoftua krijimi i Republikës së Nagorni-Karabakut (NKR) në qendër të zonës në Stepankerte. Autoritetet Azerbajxhanase humbën kontrollin e Nagorni-Karabakut gjatë konfliktit ushtarak pasues.




Skip to toolbar