Ftohja e motit dhe vjeshta, Rama: Lokalet do të lejohen të hapin ambientet e brendshme

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me bizneset në Vlorë të cilat janë çliruar nga tatim fitimi, TVSH-ja dhe vizitat e inspektorëve.

Rama ka zhvilluar takime me biznest ndërsa ka folur me ta për situatën që ndodhet biznesi dhe sesi ka ecur sezoni i tyre turistik gjatë pandemisë.


Ndër të tjera kryeministri ka dhënë lajmin se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë do të japë udhëzimet për lokalet të cilat do të kenë mundësi të punojnë edhe brenda, pasi koha po ftohet dhe qytetarët do ta kenë të pamundur për të qëndruar jasht

“I thërrisni pak mendjen, dhe i rrisni pak rrogën. Shqipëria si asnjë vend tjetër pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029. Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë. Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin. Të jeni mirë dhe shëndet. Puna mbarë”, tha Rama.




Skip to toolbar