Situata pas tërmetit, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

AKTUALITET


Ashtu siç ishte paralajmëruar, rreth orës 08:30 të paradites është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare nga Presidenti Ilir Meta.

Në mbledhjen e këtij Këshilli, është i pranishëm Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe anëtar të kabinetit qeveritar që janë pjesë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.


Kryeministri Rama e paralajmëroi pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e zhvilluar në presidencë gjatë kohës që ishte duke zhvilluar mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë.

Ndërkohë, të pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë edhe kryeprokurorja Arta Marku, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Presidenti Meta e ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas situatës katastrofike të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ku u shënuan 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara.

Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa pritet që të diskutohet për masat e mëtejshme që do të merren për të përballuar situatën e rëndë që la tërmeti i 26 nëntorit.




Skip to toolbar