Ermal Meta si Rita Ora. Ndërton banesën e një familje të prekur nga tërmeti

AKTUALITET


Pas këngëtares Rita Ora, një tjetër shqiptar i suksesshëm në botë, këngëtari Ermal Meta, do të ndërtojë një shtëpi për një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në faqen e tij zyrtare, këngëtari shqiptar që jeton në Itali dha lajmin se do të ndërtojë shtëpinë e familjes Alla, ku anëtarët e kësaj familje mbetën pa çati pasi banesa e tyre pësoi dëtime të rënda nga tërmeti. Ermal Meta shprehet se i është përgjigjur ftesës së kryebashkiakut Veliaj, ndërsa fton qytetarët dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale të ndihmojnë Shqipërinë nëpërmjet portalit e-albania.al.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të @erionveliaj duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, shkruan Ermal Meta.





Skip to toolbar