Sjellja e gabuar, disiplina ndëshkon Solomin dhe Lulajn, e pëson dhe Tirana

SPORT


Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet për dy javët e para të Superligës, pasi kampionatet e tjera të kategorive më të ulëta ende nuk kanë nisur.

Komisioni ka dënuar me pezullim nga aktiviteti me dy ndeshje lojtarin e Partizanit, Solomon Theophilus, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit dhe të njëjtin vendim ka marrë edhe për lojtarin e Kukësit, Bruno Lulaj, me pezullim 2 ndeshje për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit.

Për shkak të hedhjes së sendeve në fushën sportive gjatë zhvillimit të lojës nga tifozët, komisioni ka dënuar me 50 000 lekë gjobë klubin Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Këto ishin vendimet e para të Komisionit në nisje të sezonit të ri, ku njofton se për çdo lloj animimi në Komisionin e Apelit të këtyre masave duhet bërë brenda 3 ditëve.



Skip to toolbar