Uzuni, Grezda e Balaj, me gola vendimtarë

AKTUALITET


Myrto Uzuni gjeti të mërkurën pasdite rrjetën, duke ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet në turin tjetër të Kupës së Kroacisë. Sulmuesi nga Berati, u aktivizua titullar me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, duke shënuar golin e dytë të takimit në minutën e 76-të të sfidës, ndërsa Lokomotiva fitoi me rezultatin final 3-0 ndaj Vinogradar, duke kaluar më tej në Kupë.

Ndërkohë, në takimin e të mërkurës me Lokomotivën, ishin në fushën e lojës plot katër futbollistë shqiptarë, tre nga Shqipëria dhe një nga Kosova. Titullar, së bashku me Uzunin e nisën dhe Jon Mersinaj në mbrotje, Indrit Tuci dhe kosovari Lirim Kastrati në Sulm. Për Myrto Uzunin ky ishte goli i tretë për këtë sezon, ndërsa dy golat e tjerë i ka shënuar në kampionat.


Në formë të mirë janë dhe dy sulmuesit e tjerë të kombëtares. Eros Grezda shënoi një ditë më parë dy golat e kualifikimit të të rinjve të Rangers në Skoci në turin tjetër të Challange Cup, duke konfirmuar se është duke u rikthyer në formë të mirë.

Edhe sulmuesi tjetër i kombëtares, Bekim Balaj gjeti rrjetën më Strum Graz. duke ndihmuar skuadrën e tij të kalojë në turin tjetër të Kupës së Austrisë. Ky është lajm i mirë për trajnerin e ekipit kombëtar Edy Reja, për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020.




Skip to toolbar