Skandali “Zhvatja”, pas arrestimit, prokurores speciale i vdes e ëma

BOTA


Pak çaste pas arrestimit të prokurores speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, një tragjedi ka ndodhur në familjen e saj. Nëna e prokurores Janeva ka ndërruar jetë pas arrestimit të bijës nga forca të shumta policie në banesën e saj. Duket se ajo nuk e ka përballuar dot skenën e arrestimit që pa duke i përkeqësuar shëndetin.

Edhe pse një tragjedi e tillë nuk pritej, kjo nuk do t’i lehtësoj aspak pozitat dhe akuzat me të cilat përballet prokuroria speciale Katica janeva pas skandalit “Zhvatja” që tronditi themelet e qeverisë maqedonase.


Janeva u arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj dhe u dërgua në polici, e rrethuar nga forca të shumta speciale.

Bazuar në një video-incizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në skandalin e korrupsionit për t’i lehtësua procesin gjyqësor biznesmenit Orce Kamçev, i cili mbahej në arrest shtëpiak pas një afere tjetër korruptive. Në video shfaqen Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat duke marrë paratë dhe i premtojnë biznesmenit se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor.




Skip to toolbar