Ekspertja e PD për shëndetësinë: Vaksina i nxori zbuluar, shtetet e tjera kanë nisur ‘luftën’ 4 muaj më parë

AKTUALITET


Ekspertja e PD për Shëndetësinë, Liljana Ramasaço e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka akuzuar qeverinë se nuk ka asnjë plan për vaksinën ndaj COVID-19.

Sipas saj, asnjë anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk ka dhënë përgjigjen lidhur me vaksinën, kur do të vijë ajo në Shqipëri dhe cila do të vijë.


Po ashtu ajo shton se shtetet e tjera kanë nisur ‘luftën’ për vaksinën 4 muaj më parë dhe madje javën tjetër fillojnë vaksinimin kurse Shqipëria ende nuk ka asgjë në këtë aspekt.

”Të gjitha vendet rrotull nesh janë në vazhdim. Nga java tjetër fillon vaksinimi, kurse ne mburremi me testet. Bota ka arritur në parandalim. Asnjë nga anëtarët e Komitetit të Ekspertëve, dhe kur janë pyetur nuk kanë dhënë përgjigje kur dhe cila vaksinë do vijë në Shqipëri.

Vaksina i nxori zbuluar këta. Pra që s’kanë strategji. Absolutisht është betejë e madhe. Shtetet e tjera kanë 4 muaj që luftojnë.

Ne kemi bërë propozimet tona gjatë gjithë situatës së pandemisë.”- tha Ramasaço.




Skip to toolbar