Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, prej tyre 46 deputetë dalin nga lista e mbyllur dhe 37 nga lista e hapur.
Ndërkohë Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 50 mandate, prej tyre 43 nga listat e sigurta dhe 7 nga listat e hapura.
Shtatë mandatet e mbetura ndahen mes partive të tjera, përkatësisht PSD 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe një mandat shkon për Lëvizja Bashkë.
Mbetet të përfundojë edhe numërimi i votave të diasporës.