Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka vlerësuar arritjet që Shqipëria ka bërë që nga qershori 2018 duke vënë një theks të fortë te reforma në drejtësi. “Kemi të bëjmë me një reformë të pashembullt të reformimit të gjyqësorit në Shqipëri, që nuk është parë në Europë e në botë” ka thënë Soreca në një intervistë për Euronews. “Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori 2018. Së pari progres ka pasur në fushën e drejtësisë, ku janë bërë hapa me rëndësi. Këtu vlen të përmendet edhe reforma në drejtësi, si kryereformë e vendit.”
Ambasadori ka folur edhe për protestat e opozitës duke thënë se “kërkesat e saj janë duke u shqyrtuar”, ndërsa rastin e publikimi të përgjimeve për dosjen 339 i cilësuar si “kompromentuese“.
“Opozita duhet ta dëshmojë me fakte se kemi të bëjmë me shkelje ligji e nëse vërtetë ka thyerje ligjore, atëherë BE mbështet tërësisht zbatimin e ligjit. I bëj thirrje të gjitha partive politike që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të marrin në konsideratë interesin kombëtar të shqiptarëve si drejtimin më të mirë për vendin” – tha Soreca