Sot Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’!

AKTUALITET


E sotmja është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët myslimanë, kremtimi i Kurban Bajramit.  Mijëra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë, ndërkohë që mijëra të tjerë pothuajse në të gjitha xhamitë e vendit. Falja ka nisur në orën 06:05.

Kreu i KMSH, Bujar Spahu i bëri thirrje besimtarëve që kush ka mundësi le të presë Kurban, ndërsa një thirrje e kishte edhe për të rinjtë kur u bëri apel që të mos e braktisin vendin.


“Mirëmëngjesi! Gëzuar e për shumë vite festen e Kurban Bajramit kushdo qe e feston! Vetëm te mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit e tu të zemrës!

Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është veoër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tj, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë.

Kam një apel për rininë: Pajisuni me moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu, në vendin tuaj.’- tha kreu i KMSH.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve muslimanë bashkë me  Fiter Bajramin. Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”. Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit. Po t’a përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.




Skip to toolbar